Subscribe

Erion Veliaj ka nisur një vizitë dy ditore në Otava të Kanadasë. Ai eshte pritur nga komuniteti shqiptar në Otava, ku dhe ka marre pjesë në çeljen e ekspozitës “Diplomart”, e realizuar nga artistët shqiptaro-kanadezë.

 

 “Fakti që këtu kemi një vatër, një strehë, një derë të hapur është një arritje shumë e madhe. Kjo ekspozitë është si një gur i hedhur që bën rrathë dhe jep shpresë, lëviz pak komunitetet, ndaj sot kam vetëm mirënjohje për të gjithë artistët tanë. Jam shumë i impresionuar për faktin se sot bashkohemi nëpërmjet artit. Ka disa njerëz që sportin e cinizmit e kanë shumë pasion dhe në fakt është një pak sport ballkanik, por unë besoj fort se një nga pasaportat tona më të mëdha e më të vyera është pasaporta e artit dhe kulturës”.

 

Kryebashkikau theksoi faktin se mes shqiptarëve duhet të ketë vetëm bashkim.

 

“Ne në çdo anë të kufirit kemi shqiptarë të tjerë. Të kthehet në modë mes shqiptarëve me shajt njëri-tjetrin, me i gjet cene njëri-tjetrit, është një sport shumë i rrezikshëm. Shpresoj shumë që ky bashkim dhe kjo vëllazëri që kemi këtu, të jetë frymëzim për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne mund të jemi me parti të ndryshme, mund të jemi me politika të ndryshme, mund të jemi me lokacione të ndryshme, sepse jemi në zona të ndryshme gjeografike, por nuk mund të harrojmë që sistemi ynë i vlerave është i njëjtë, emëruesi ynë i përbashkët, kemi një rrënjë shqiptare”.

 

Pas vizitës në Otava, ku pritet të takohet edhe me kryebashkiakun e qytetit, Veliaj do të marrë pjesë në Forumin Urban Botëror në Toronto.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *