Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uron gjithë besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Nevruzit, e cila njihet si dita e fisnikërisë dhe e ringjalljes së madhe.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar festën e Sulltan Nevruzit të gjithë Komunitetit Bektashian! Paçi mbarësi, begati dhe shumë harmoni në familjen tuaj!”.

 

Besimtarët bektashianë festojnë këtë të mërkurë festën e Sulltan Nevruzit, si një ritual që përkon me ditën e lindjes së Imam Aliut dhe simbolizon ringjalljen e jetës dhe shpresës në hyrje të stinës së pranverës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *