Subscribe

3 nga katet e Piramidës në Tiranë do të jenë të hapura dhe në shërbim të publikut.

Teksa kryebashkiaku Veliaj inspektoi ecurinë e punimeve së bashku me arkitektin Winy Mass, tha se këto ambiente do të jenë në shërbim të ideve për start-up dhe teknologji.

 

Një nga vendimet e rëndësishme është se nga 5 katet e Piramidës, vetëm dy kate do t’i përdorim për shkollën Tumo, tre të tjerat do të jenë të hapura për publikun. Pra, do të jetë një mundësi që prindërit teksa presin fëmijët, te shohin një panair, ose te perdoret nga ekipet e teknologjisë ose nga kompani start-up. Ne duam që i gjithë qyteti të ketë akses te Piramida. Kështu që, praktikisht ndërtesa i rikthehet qytetit. Për sa i përket fasadës, të gjithë fëmijët e viteve 80 dhe 90-të, duan atë rrëshqitesen e famshme, por disa janë mësuar me festivalin e filmit dhe me kinemanë verore, por edhe gjelbërim”,

 

Ndërsa Arkitekti Winy Mass dha disa detaje më specifike se si po vijon ndërtimi i Piramidës.

 

Është emocionuese, jemi afër përfundimit. E kemi hapur ndërtesën dhe e kemi përshtatur në një mënyrë që krijon më shumë hapësirë dhe akses për publikun. Kemi filluar të testojmë shkallët, në mënyrë që të japin më shumë siguri për njerëzit që do i përdorin. Jemi duke punuar me fasadën për ta mbajtur sa më të hapur të jetë e mundur. Bëhet më e fortë dhe më pëlqen sepse bëhet më racionale dhe më historike gjë që iu jep përgjigje shumë njerëzve që diskutojnë pse jemi duke e bërë këtë, pse po e mbajmë kështu strukturën dhe ky është mesazhi.

 

Projekti i rivitalizimit të Piramidës së Tiranës synon transformimin e saj në një qendër multifunksionale në qytet, duke siguruar hapësirë për të rinjtë dhe njerëzit që të angazhohen në art, kulturë dhe teknologji krijuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *