Subscribe

Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të regjistrohen sepse në këtë mënyrë qeveria dhe bashkia e kanw mw tw thjeshtw të dinë se ku duhet të investojnë.

 

“Duke pasur parasysh se në Tiranë jeton shumica e popullsisë së Shqipërisë, sfida më e madhe është që Tirana të identifikohet dhe numërohet e tëra. Afati që na dha qeveria, deri në 15 nëntor, është një ditar që duhet maksimizuar nga secili prej nesh. Për ata që nuk kanë rastisur në shtëpi, kemi një numër telefoni – 0800 22 44 – ku mund te prenotojnë takimin në kohën e lirë”

 

Kryebashkiaku renditi disa zona në Tiranë që janë zhvilluar, duke theksuar se duhet doemos qe cdo qytetar ti pergjigjet pyetjeve te censusit.

 

“Njësia 7 është zhvilluar shumë, po ashtu si Kashari, zona e Astirit. Ndërkohë, edhe në Njësinë 2 ka një shtesë të jashtëzakonshme popullsie, se është edhe Qyteti Studenti; janë shtuar shume edhe pjesa mes Saukut e Farkës, me një super zhvillim. Njësia 5 ngelet pa dyshim sfidë, ka qenë gjithmonë njësi që vetëm rritet e rritet. Njësia 9 po ashtu, edhe me zhvillimin që do kemi te Bulevardi i Ri; njesoj me lagjet e reja, ku strehohen familjet e prekura nga tërmeti, në Kinostudio apo në Kombinat. Censi duhet te vijë në çdo rezidencë dhe asnjë derë nuk duhet të jetë tabu”,

 

Kryebashkiaku shtoi se këto pak ditë që mbeten duhen shfrytëzuar për të pasur mundësinë e një qeverisjeje akoma më të mirë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *