Kreu I bashkisë së Tiranës Erion Veliaj doli në një deklaratë për medias për incidenteve në komisionin e Medias dhe Edukimit ku u kundërshtua pjesmarrja e tij nga opozita në seancën për Tetarin Kombetar.

 

Veliaj tha se në komision nuk ishte I paftuar pasi kishte kërkesë nga 2/3 e anëtareve që ai të merrte pjesë në këtë seancë ku ishte e pranishme edhe ministrja Kumbaro.

 

“Erdha në komision për të shpjeguar nismën për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Por deputetet e PD nuk duan zhvillim, prandaj nuk duan ta dëgjojnë të vërteten.

 

“Në këto vite qyteti ka përparuar ndërsa në kohen e tyre qyteti ishte në gjum. A mund të me thotë dikush cfarë bënë kur qeverisën vendin ish presidenti Nishani, ish kryeministri Berisha apo ish kryetari I bashkisë Basha? Cfarë I lanë Tiranës ata? Ata kanë kundërshtuar cdo gjë që lidhet me zhvillimin, bulevardin e ri, lodrat tek liqeni, sheshi, pazari I ri etj, por të gjitha këto investime I kanë dhënë shkelqim dhe jete qytetit. Ne na duhet një teatër I ri, pasi I vjetri nuk  plotëson asnjë standart dhe nuk është funksional. Na duhet një vend I denje për të bërë teater”

 

Gjatë kohës që Veliaj fliste për gazetarët, deputeti i PD Flamur Noka ka dale jashte dhe ka replikuar në distancë sërish me kreun e bashkisë për pak caste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *