E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Video · Sociale

Veliaj: Të vendosur për Teatrin

Kryetari i Bashkisë se Tiranës u është përgjigjur edhe nje here kritikeve te teatrit, duke shprehur vendosmërinë per realizimin e projektit pavarësisht kthimit te ligjit nga presidenti i republikës ne parlament. Erjon Veliaj tha se te gjithe ata qe janë kundër i tremben modernizimit te pandalshëm te kryeqytetit.

 

“Gjërat ndryshojnë se preken. Në një qytet filozofia nuk mund të jetë mos ma prek atë, mos ma prek këtë, por vër dorë, ndryshoje, rregulloje, modernizoje; kjo e çon para qytetin. E njëjta gjë edhe me historinë e teatrit. E dini pse thonë: mos ma prek? Sepse e dinë që po e prekëm ajo do dalë një vepër e mrekullueshme. E dinë se po vumë dorë, ajo do dalë një xhevahir. E dinë se po filluam ndërtimin e teatrit të ri, do të jemi të pandalshëm në modernizimin e Tiranës. Kjo është arsyeja e vërtetë. I tremben sepse çdo gjë që prekim me dorë, del më mirë”

 

Te premten Presidenti i Republikës Ilir Meta refuzoi te dekretonte miratimin e ligjit per shembjen e teatrit. Kreu i shtetit argumentoi se ligji binte ndesh me kushtetutën. Ai renditi 8 arsye se pse sipas tij, deputetet e  parlamentit duhet te rishikojnë ligjin.

Më shumë video

Reklamë