E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj: Të huajt e kanë fshirë nga lista Metën, e nis ditën i pirë

Drejtuesi Politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj sulmoi ashpër presidentin Ilir Meta, gjatë intervistës në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”.

 

Reklamë

Ambasadorja amerikane nuk e falënderoi kreun e shtetit për thirrjet për qetësi, pas ngjarjes së Elbasanit, njësoj siç bëri me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

 

Kjo, sipas kryebashkiakut, tregon se ndërkombëtarët e kanë hequr nga lista presidentin, njësoj si shqiptarët.

“Nuk ka asnjë habi, kjo dëshmon një check out të presidentit, e kanë hequr nga lista shumica e shqiptarëve, si një njeri që e nis ditën i pirë, familja e vet i përgjërohet të mos pijë më. Edhe të huajt nuk e kanë më në listë, shqiptarët jo e jo. Më mirë të shkatërrohet LSI, sesa të digjet Shqipëria. Një parti që identifikohet me floririn, me bllokun, me “21 Janarin”, partia tjetër është e pashpresë sepse është e kapur komplet nga Saliu. Nuk e di sa e thellë do të jetë fitorja jonë, por që Ilir Meta e mbyll me turp këtë histori, është pak, por e sigurt.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë