Subscribe

Ndihma jonë ndaj afganëve do të jetë e pakushtëzuar.

Kështu u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një bisede me ta në njërën nga godinat e qytetit studenti, aty ku prej 6 ditësh janë të shtrehuar shumë familje afgane.

 

ERION VELIAJ

KREYTAR I BASHKSE TIRANE

 

E kuptoj se qëndrimi juaj këtu është i përkohshëm, teksa procesoni dokumentet tuaja për të vijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi folur edhe me zyrtarë amerikanë, të cilët duan t’i procesojnë sa më shpejt, por sado që të zgjasë ky qëndrim, duam që të jetë një qëndrim sa më i lehtë. Nëse ka diçka që mund t’ju ndihmojmë, na e bëni me dije, dhe ne do bëjmë maksimumin derisa të shkoni në një hotel, ku mund të qëndroni pak më gjatë, të jetë më e lehtë. Ne nuk jemi një qytet shumë i pasur, por kemi një zemër shumë të madhe.

 

Veliaj tha se edhe shqiptarët para 3 dekadash kanë qenë thuajse në të njëjtën pozitë, ndaj është pjesë e historisë sonë që ne tju vijmë në ndihmë.

 

Kur dëgjoj historinë tuaj, më kujtohet se para 30 vitesh ne kaluam thuajse të njëjtën histori me Afganistanin, dhe shumë shqiptarë u detyruan të largoheshin. Në fillim të gushtit përkujtuam eksodin e madh të emigrantëve shqiptarë me anijen “Vlora”. 20 mijë njerëz në mes të detit, që prisnin për të shkuar në Itali. Është në historinë tonë të para 30 viteve, por edhe në nderin e paraardhësve tanë, që sot ne të kemi mundësinë të ndihmojmë sadopak

 

Një nga të strehuarat rrefëu historinë e saj në momentin e largimit nga aeroporti i kabulit.

 

Për ne ishte një situatë shumë e vështirë për të hyrë në aeroport, sepse gjithçka jashtë aeroportit ishte nën kontrollin e talebanëve. Ishte shumë e vështirë të hyje, sidomos atë natë kur kishte shpërthime bombash dhe kushdo humbi shpresat për t’u larguar nga Afganistani, duke menduar se do të humbte edhe jetën. Ndihemi të lumtur që na ndihmuat për të ardhur këtu dhe ju falenderoj edhe në emër të të gjithë afganëve të tjerë,”

 

Ekipet e ndihmës janë në gatishmëri edhe për çdo problem shëndetësor, sidomos në kushtet e pandemisë, u shpreh veliaj në mbyllje të takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *