Subscribe

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte këtë të enjte në Njësinë 10, ku zhvilloi një takim organizativ për procesin e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë socialiste. Teksa u ndal tek zgjedhjet e ardhshme vendore, Veliaj tha se njerëzit nuk kanë asnjë kuriozitet nëse për Tiranën do të kandidojë Ilir Meta apo Sali Berisha, pasi sipas tij, ata janë pasqyra e dy partive që dinë vetëm të shkatërrojnë.

 

“Për Partinë Socialiste nuk është progres krahasimi me ata që i kemi mundur disa herë. Madje, sot në Tiranë nuk ka asnjë pikë kurioziteti nëse për kryetar bashkie do të kandidojë Saliu apo Ilir Meta. Për ne kjo nuk ka pikë lidhje. Ata duan të ndihmojnë veten, kurse Partia Socialiste pyet se si do të shkojë një stekë më të lart, si të rrisë cilësinë e qeverisjes. Kundërshtarët tanë zgjedhin parti me kulturën që dinë ta bëjnë mire: hipin nëpër shkallë, thyejnë xhamat, shqyejnë dyert e partisë së tyre. Ata kështu e kanë, por ne dallojmë nga ata.”, tha Veliaj.

 

Në rolin e drejtuesit politik Veliaj ftoi të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e strukturave të Partisë Socialiste.

 

“Dua t’ju bëj një ftesë personale të gjithëve, atyre që thonë unë i kam mundësitë, e kam kohën, kam seriozitetin, kam aftësinë që të drejtoj Partinë Socialiste në njësi. Nuk kemi asnjë limit për numrin e kandidatëve që duan të hyjnë në garë. Ne e kemi hapur thirrjen nga data 1 Qershor deri më datën 20 Qershor dhe kjo është një mënyrë e mirë për të parë kush janë forcat mes nesh, çfarë energjie kemi mes nesh, ndaj besoj se në finale do të përfundojmë me një kryetar dhe një kryetare. Po ashtu, do të zgjedhim edhe pozicionet e tjera, duke filluar nga sekretarët organizativë, sekretarët digjitalë, sekretarët që do të merren me komunikimin etj. Beteja e ardhshme mund të duket shumë e lehtë kur mendon se përballë do të kemi Ilir Metën dhe Sali Berishën, dy njerëzit me kuotat më të ulëta në rrafshin publik, por ajo që na ka nxjerrë gjithmonë faqebardhë është se ne nuk i bëjmë kurrë llogaritë e kundërshtarit; ne bëjmë vetëm llogaritë tona”,

 

Takimet për zgjedhjen e drejtuesve te rinj te Partisë Socialiste pritet të vijojnë në çdo njësi të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *