Subscribe

Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj garanton rindërtimin e të gjitha banesave që kanë dalë të pabanueshme pas tërmetit të fundit ndërsa të tjerat që kanë dëmë më të vogla do të risbursohen.

 

Në mbledhjen e Këshillit konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore, Veliaj nënvizoi se janë bërë gati të gjithë dosjet me inventarin e banesave të dëmtuara dhe menjëherë ka nisur edhe puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara.

 

“Në Bashkinë e Tiranës ne kemi çuar mbrëmë në mes të natës, afati i lënë nga kryeministri, të gjithë inventarin e banesave të dëmtuara. Jam në dijeni që edhe Bashkitë kryesore që janë prekur, nga Durrësi, Elbasani, Kavaja disa Bashki të tjera më të vogla kanë proceduar dhe kanë bërë edhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak për të akorduar fondet e emergjencës dhe besoj që në kohë rekord do  të disbursojmë aty ku dëmet janë minimale dhe siç e keni vënë re do të rindërtojmë nga fillimi aty ku dëmet kanë qenë më të qenësishme”, tha Veliaj.

 

Veliaj shtoi se kjo situatë është edhe një moment emancipimi ndërsa kritikoi edhe qëndrimin e  mbajtur nga disa politikanë që në një kohë që vendi përballej me pasojat pas tërmetit, interesin e  vetëm kanë pushtetin.

 

“Kur po shikoja lajmet dje në darkë dhe po shikoja bisedën te një hotel tjetër, që nuk merren me halle konkrete, por parti që lozin, ika unë nga tavolina, erdha unë nga tavolina. Shqipëria kalon tërmetin dhe ata diskutojnë, ku është pushteti im, ku është mandati im, ku është posti im, ku është qeveria ime, ku është ministria ime dhe ti thua, ne jemi 2 popullsi të ndryshme se s’ka mundësi. Shqipëria kalon tërmetin dhe ata diskutojnë ku është pushteti im,ku është mandati im, ku është posti im, ku është qeveria ime, ku është ministria ime. Dhe ti thua ne jemi dy popullsi të ndryshme, se s’ka mundësi një popullsi të jetë duke shkuar në terren, ose duke u mbledhur të marrim vendime si akti normativ që do kalojë kryeministri dhe Qeveria për lejet e ndërtimit që atyre që preken; si mbledhjet e Këshillit Bashkiak me urgjencë për t’i dhënë paratë njerëzve që të ndërtojnë. Dhe ke një pjesë tjetër të Shqipërisë, që çohet, ulet nga tavolina “Ku është pushteti im, ku është mandati im, ku janë ministritë e mia”, deklaroi Veliaj.

 

Kryebashkiaku tha se vetëm në Tiranë janë 1200 banesa të dëmtuara.

 

 

“Shumica janë të pjesshme, kryesisht banesa në zonat rurale, të vjetra, me shtesa. Për ata që me vite të tëra na janë bërë gangrenë kulla, kulla kulla, dilni në dritare këtu shihni që Plazzës s’i ka rënë asnjë pllakë, Arenës Kombëtare nuk i ka rënë asnjë panel. Të gjithë ndërtimet kryesisht pa leje, të improvizuara ose shtëpi të vjetra të kohës së komunizmit të bëra me punë vullnetare, me parafabrikate dhe shto, e shto, e shto kafaze, ballkone. Çaje ballkonin bëje dritare, çaje dritaren bëje derë, herët ose vonë do të duhet të përballemi me këtë papërgjegjshmëri”, tha Veliaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *