Subscribe

Erion Veliaj është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Gostivarit e Maqedonisë së Veriut.

 

Kryebashkiaku tha se ndihet krenar dhe se është gjithmonë i gatshëm që të kontribuojë për Gostivarin.

 

“E pranoj me shumë përulësi titullin e “Qytetarit të Nderit të Gostivarit” sepse dua që, përveç gurit tim në Tiranë, të kontribuoj në ndërtimin e kësaj bote që po ndërtohet këtu, në Gostivar. Jam vërtetë krenar për punën që keni bërë dhe ju përgëzoj, ju Kryetar i Komunës, por edhe ata që kanë vendosur gurin e tyre në këtë komunitet të jashtëzakonshëm të Gostivarit. Gostivari është vërtet një shembull model, jo vetëm si një nga bashkitë më të mirë-menaxhuara në këtë rajon, por gjithashtu si një hapësirë që na ka treguar se: Po, bashkëjetesa është e mundur. Është e mundur bashkëjetesa fetare, është e mundur bashkëjetesa etnike.

 

Veliaj nënvizoi edhe punën e mirë që po bën Unioni i Bashkive dhe Komunave shqiptare në rajon, duke shtuar se është një mundësi më shumë që qytetet të diskutojnë për tema që i shqetësojnë vërtet qytetarët.

 

“Ne nuk jemi të gjithë e njëjta parti, nuk flasim të gjithë të njëjtën gjuhë, nuk jemi të gjithë e njëjta etni, nuk besojmë të gjithë të njëjtën fe, por ama ka një fije të padukshme që na lidh të gjithëve në jetët tona. Ndaj shpresoj fort që ky takim i sotëm dhe ky angazhim i imi, që të jap këtë kontribut edhe në ndërtimin e Gostivarit, të kthehet në një motiv për secilin prej nesh, ku secili prej nesh i bën vetes pyetjen: Çfarë bëra sot për qytetin tim, për vendin tim dhe për shoqërinë time?”.

 

Kryetari i Komunës  Arben Taravari falenderoi veliajn për punën dhe përkushtikmin e veçantë që ka bërë per gostivarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *