Partinë Socialiste, kryebashkiaku Erion Veliaj e sheh të dalë nga kjo garë me 74 mandate të fituara në të gjithë Shqipërinë.

 

Në një intervistë të dhënë për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” me moderatorët Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, Veliaj tha se PS i meriton këto mandate për shkak të punëve që ka bërë.

 

Mandati i tretë qeverisës, shtoi ai, do të përqendrohet në bashkëpunimin me opozitën për çështje të rëndësishme.

 

“Mbi 74 mandate, besoj. Kemi marrë një besim të jashtëzakonshëm nga njerëzit dhe më shumë sesa kënaqësi, duhet të jetë një ndjenjë përulësie. Askush nuk është shpërblyer me tre herë besim nga publiku. Rreziku më i madh në këto punë është të të hipë vetja në qejf, të bëhesh arrogant. Kjo nuk është një votë, nuk është një mandat për të sunduar, por për të shërbyer. Të shërbejmë pa dallim bindjesh. Jemi përçarë boll, patëm edhe një fushatë me incidente e viktima. Boll! Kur lind dielli nesër, nuk ka rëndësi si doli rezultati, do të çojmë fëmijët në kopshte e shkolla. Me t’u finalizuar numërimi, do të jetë një zgjatje dore për kolegët e opozitës, për kauza të mëdha si vaksinimi, integrimi, sezoni turistik, do të duhet të jemi bashkë. Shqipëria fiton nëse të gjithë bashkëpunojmë dhe i japim një dorë. Me këtë frymë, kryeministri do të nisë mandatin e tretë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *