E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Veliaj pret kryebashkiakun e Roterdamit/ Thirrje tifozeve për festë dhe paqe

Kryebashkiaku i Roterdamit Ahmed Aboutaleb ka mbërritur në Tiranë të martën në mbrëmje për finalen mes Romës dhe Feynoord që do të mbahet sot në Air Albania.

 

Ka qenë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ai që ka ndarë një foto teksa shtrëngon duart me Aboutaleb.

 

Reklamë

Veliaj u ka bërë thirrje tifozëve të festojnë në paqe në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale.

 

“Mirë se erdhe në Tiranë për ndeshjen Roma-Feynoord miku im, Ahmed Aboutaleb – kryebashkiak i Rotterdamit!

 

U kërkojmë të gjithë tifozëve të festojnë në paqe, në respekt të qytetit dhe ekipeve që do të luajnë në finale.

 

Mezi pres nesër ardhjen e kryetarit të Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri”, shkruan Veliaj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë