Kyebashkiaku Veliaj ka ndarë ditën e sotme videon e disa të rinjve teksa shohin ecurinë e punimeve te Piramida, e cila do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në vend. Të rinjtë sjellin video-mesazhet e tyre për këtë qendër si një projekt multifunksional e rekreativ që do i ndihmojë ata të zbulojnë fusha të ndryshme e të kenë mundësi të zhvillojnë idetë e tyre.

“MIRËMËNGJES, dhe me vullnetin që planet e këtyre të rinjve për teknologjinë, t’i bëjmë një realitet të ri shqiptar, ku Piramida si qendra e inovacionit e teknologjisë digjitale më e madhja në rajon, të jetë një pasqyrë e këtij transformimi, ju uroj një ditë të mbarë”, poston Veliaj në rrjetet sociale.

 

https://twitter.com/erionveliaj/status/1433681148132175894?s=21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *