Subscribe

“COSMIC S” është instalacioni i realizuar nga artisti shqiptar Helidon Xhixha. Vepra është vendosur në lulishten e rrethrrotullimit tek “Zogu I Zi”, në hyrje të Tiranës.

 

Inaugurimi i saj u bë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

 

Erion Veliaj: “Pas një pune të jashtëzakonshme disamujore qyteti ka një dhuratë nga ata që janë gjithmonë qytetarë me zemër, me dashuri dhe me kokën mbrapa në Shqipëri. Është një dhuratë e dyfishtë: miqtë tanë libanezë kanë dhuruar infrastrukturën e ‘Zogut të Zi’ me shatërvanët, një hapësirë e gjelbëruar, që pastron ajrin në një zonë ku realisht ka trafik, ndërsa qershia mbi tortë është kryevepra e mikut tonë, Helidon Xhixha, i cili sot ka një reputacion të jashtëzakonshëm si një artist ndërkombëtar.

 

Veliaj vlerësoi punën e artistit Helidon Xhixha.

 

Megjithatë geni, rrënja dhe pasioni i shqiptarit është gjithmonë i dukshëm. Të jemi shumë mirënjohës! Ai sot është një nga artistët më të çmuar, veprat e tij kushtojnë miliona euro, por i kushtoi 3 muaj të jetës së tij krijimit të një kryevepre për Tiranën tonë, që vjen si simbolikë e fuqishme e transformimit të Tiranës, S-ja kozmike.

 

Instalacioni “Cosmic S” është projektuar si dy piramida të parregullta të balancuara me përpikmëri njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy përqasje të ndryshme, të dyja të domosdoshme për të bashkë-ekzistuar në një shoqëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *