Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i shesë avionë...

Shkon në 50 numri i viktimave nga Ebola në...

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë për avionët...

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që i bëri...

Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus

Rutte: NATO po ndryshon në kuptimin transformues për të...

12-vjeçarja mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas tërmetit në...

Kina teston raketë balistike, Rutte: NATO nuk mund të...

“Negociatat po përparojnë”, Trump: Putin dhe Zelensky duan t’i...

Zjarr në Koxhas të Shijakut, mbyllet autostrada Tiranë-Durrës

Veliaj për “Sarajet”: Pronarët do të dëmshpërblehen, kurse ndërtesa do të kthehet në Shtëpi Muze dhe do ruhet si Monument Kulture

17 Gusht 19:21

Gjatë inspektimit të godinave të reja në Qytetin Studenti, kryebashkiaku Veliaj foli edhe për ngjarjen e ndodhur mesnatën e mbrëmshme në ndërtesën “Sarajet e Toptanit” në kryeqytet. Veliaj tha se kjo ndërtesë, në dallim nga Teatri Kombëtar, është Monument Kulture dhe do të ruhet si e tillë.

“Dua t’u them qytetarëve se ka muaj që pronarët kërkojnë me çfarëdo lloj mënyre të shmangin shpronësimin e asaj ndërtese. Ajo ndërtesë është Monument Kulture, në dallim nga Teatri prej tallashi apo këndi i lodrave, që nuk kanë qenë Monumente Kulture. Kush ka sy, kush ka veshë mund të dëshmojë që ata njerëz, ata politikanë që ulërinin për Teatrin prej tallashi, që s’ishte Monument Kulture apo këndin e lodrave që s’ishte Monument Kulture, sot heshtin. Ndoshta, prej faktit që janë edhe bashkëpronarë, edhe të interesuar në atë pronë. Por ajo që do të ndodhë është kjo: Qeveria do bëjë një shpronësim total të asaj ndërtese. Të gjithë pronarët do marrin paratë e tyre, ndërtesa do i kalojë Bashkisë së Tiranës dhe do kthehet në një shtëpi muze, ashtu siç ka plot shtëpi muze në Korçë e Gjirokastër, ashtu siç kemi bërë muze shtëpinë e Ismail Kadaresë apo shtëpinë e Dritëro Agollit”, sqaroi Veliaj.

Ndërsa, kryebashkiaku u bëri thirrje Presidentit Ilir Meta apo ish-Presidentit Bujar Nishani, që t’i bashkohen Bashkisë së Tiranës, e cila jo vetëm identifikon keqbërësit, por kërkon shpronësim për ta rikonstruktuar këtë ndërtesë e për ta kthyer në një Muze Etnografik të qytetit dhe në një Muze të Marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë, duke qenë se ndërtesa është dy-katëshe dhe ka hapësirë.

Kryebashkiaku theksoi se: “Siç është ruajtur Kalaja e Tiranës, siç është ruajtur Pazari, do të ruhet po ashtu edhe ndërtesa e Sarajeve dhe ndërtesa e Libohovitëve. Kushdo që ka ndërmend që t’i vërë zjarrin qytetit është i dështuar dhe do të ndiqet nga ana e drejtësisë, do të përfundojë në burg, si ata që e vënë zjarrin, ashtu edhe ata që e porosisin zjarrin”.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
sarajet Shtëpi Muze Veliaj

Nga e njëjta kategori

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, era favorizon flakët

më shumë...

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP: Lufta kundër korrupsionit në radhët e Policisë së Shtetit, prioritet që nuk negociohet

më shumë...

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e vendimit të Kushtetueses: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë!

më shumë...

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, e rëndësishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

6:15

Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm...

5:58

Rutte: NATO po ndryshon në kuptimin transformues...

5:46

12-vjeçarja mbijetoi 32 orë nën rrënoja pas...

5:28

Lodhje pas drekës? Ekspertët zbulojnë tre mënyrat...

5:23

Kina teston raketë balistike, Rutte: NATO nuk...

5:10

“Negociatat po përparojnë”, Trump: Putin dhe Zelensky...

5:01

Zjarr në Koxhas të Shijakut, mbyllet autostrada...

4:45

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:41

Lamallari mbledh drejtuesit e AMP: Lufta kundër...

4:35

Avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kërkojnë zbatimin e...

4:21

Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32...

3:51

Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës,...

3:20

4 shenjat e zodiakut do ta gjejnë...

3:11

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton...

2:43

“Nuk e kam humbur veten”, bashkëshortja e...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Punon në shtet? Dy kritere kryesore që të përfitosh kredi me...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.