Drejtuesit e Partisë Socialiste vijojnë turin e degjesave dhe llogaridhënies perpara qytetareve. Kryetari i Bashkisë se Tiranes Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti u ndalen ne Kombinat, nga ku Veliaj prezantoi disa nga ndërhyrjet që janë parashikuar për ketë lagje në rrugë, çerdhe dhe shkolla. Por kryetari i Bashkisë u ndal edhe te çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, ku nuk kurseu akuzat per opozitën.
“T’i thuash popullit që unë nuk e dua Evropën meqë qeveris Edi Rama dhe Partia Socialiste, është tradhti kombëtare”. “Ata janë duke bërë një tradhti kombëtare, duke sharë vendin kudo jashtë. Ju e dini fare mirë se ka forca ekstremiste edhe në Hollandë, në Francë, kurse Anglinë sapo e nxorën nga Bashkimi Evropian. Shumë prej këtyre deputetëve të huaj, kërkojnë një sebep, t’u vijë një shqiptar i opozitës e t’u japë një arsye që ata të votojnë kundra nesh. Kjo është tradhti kombëtare”,
Kryebashkiaku shprehu bindjen se drejtimin evropian dhe shpejtësinë që duan shqiptarët, e ofron vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. Ndërkaq
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se Kombinati do të njohë një sërë investimesh të rëndësishme, si përfundimi i pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës për të dalë në sheshin Shqiponja, si dhe ndërtimi i rrugës Kashar-Rrogozhinë.
“Shumë shpejt do të fillojmë edhe pjesën e mbetur të Unazës së Tiranës, për të dalë te sheshi Shqiponja. Një investim i rëndësishëm që do të shkojë rreth 60 milion euro për të lehtësuar trafikun. Jemi duke diskutuar edhe me partnerë privat për të bërë rrugën nga Kashari në Rrogozhinë”
Edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi zhvilloi një takim ne kuadër të llogaridhënies, ketë radhë ne bashkinë e Urës Vajgurore.
“Këta përpunues të prodhimeve bio, do të marrin nga shteti përfitime fantastike financiare, do të kenë taksa të ulura deri në 5 përqind tatim fitimi dhe tvsh-në e reduktuar 6 përqind për çdo shërbim brenda njësisë së tyre. Po ashtu bashkia po bën një plan për të afruar tokat që ka në posedim nëpërmjet kontratës 1 euro për këta investitorë strategjikë për komunitetin.”
Duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes ministri Klosi reagoi ndaj denoncimit të një banori, me marrjen e masave të menjëhershme ndaj një nëpunësit që kishte kërkuar ryshfet.