Subscribe

Erjon Veliaj nuk tërhiqet nga projekti i parkut te lojërave ne kodrat e liqenit artificial. Ne nje interviste per Vizion Plus kryebashkiaku i Tiranës ka sqaruar skeptiket dhe kundërshtaret politike, per këndin me te madh te fëmijëve ne parkun e liqenit. Pavarësisht sulmeve dhe akuzave ndaj tij, kreu i Bashkisë ka përsëritur se nuk do te ketë asnjë bar apo restorant ne kete park. Veliaj sfidon me dorëheqjen e tij, nëse ne 1 qershor bashke me parkun do te ketë edhe kafe. Egoizëm te tepruar e ka cilësuar protestën e tregtareve per rritjen e tarifave vendore. Velij shpjegon se taksat e biznesit te vogël jane bere zero, përfshi dhe ate te tabelës. Ndërsa tarifa 50 leke per çdo tavoline lokali qe ze hapësirat publike, per kryebashkiakun është e justifikueshme. Sa i përket projekteve te nisura ne zona te ndryshme te Tiranës, Erjon Veliaj, deklaron afate. Per 6 muaj përfundon unaza përreth qendrës, ne vere unaza e madhe dhe mbikalimi tek Pallati me Shigjeta. Po ashtu nis ndërtimi i qendrës pedonale referuar projektit te ish-kryetarit Rama dhe zgjatimi i bulevardit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *