E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj një tjetër takim të rëndësishëm në Amerikë/ Këtë herë në fokus transformimi i Piramidës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka takuar një tjetër mik të tij në Amerikë, Michael Granoff, drejtuesin e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan.

 

Veliaj shkruan në Twitter se i tregoi atij ecurinë e transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan.

 

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim, Michael Granoff në Nju Jork, drejtuesin vizionar të Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan! ????????❤️????????Hidhini një sy Piramidës, për të parë se si @The_AADF, Qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Tiranës po e transformojnë atë në qendrën kryesore IT për të rinjtë në Ballkan”, shkruan Veliaj në Twitter, teksa bashkangjitur ka vendosur edhe një artikull që prestigjiozja The Economist i ka dedikuar tranformimit të Piramidës së Tiranës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë