Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 September 2026
Vizion fokus

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë në krye...

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK! Rama: Liri...

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e shqiptarit që...

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi i pazakontë

Treni del nga shinat në Francë, 44 të plagosur,...

Rama në Gjirokastër, takim me strukturat socialiste për reformën...

“Territorialja” në fokus, Rama sot në Vlorë (AGJENDA)

Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë...

Pse ka rënë numri i refugjatëve ukrainas në Poloni?

Rama: Meta ishte një talent në politikë, por e...

Veliaj nis dëgjesat për buxhetin e 2019, vlerëson vendimin për mbylljen e basteve

16 Tetor 12:56

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur dëgjesat me qytetarët e Bashkisë së Tiranës për Buxhetin 2019 dhe për bilancin e punës së realizuar në këto 3 vjet. Veliaj ka vendosur të nisë dëgjesat nga Pazari i Ri, zonë të cilën kryebashkiaku e konsideron si simbol të transformimit që ka pësuar kryeqyteti.

 

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit bashkisë, kryebashkiaku Veliaj theksoi para banorëve se vetëm në Njësinë 8 është investuar më shumë nga sa ishte premtuar në 2015.

 

“Nuk premtuam tram, por ato që premtuam i bëmë. Siç e patë, ju keni nxjerrë nga njësia edhe kryetar Bashkie, edhe nën/kryetare Bashkie që premtuan tramin, premtuan se do investoheshin 1.1 miliardë në këtë njësi, por investuan më pak se 1/5 e asaj që premtuan. Ne thamë do investojmë 960 milionë, kemi investuar 970 milionë. Është më mirë t’i qëndrosh fjalës tënde, se sa të premtosh majat dhe ndërkohë mos të bësh as 1/5. Kjo është arsyeja pse ndihem shumë mirë sepse kemi bërë një plan si familje nikoqire. Edhe pse i kemi taksat e kryeqytetit më të ulëtat se çdo kryeqytet në rajon, kemi arritur në tre vjet të bëjmë më shumë investime dhe më shumë progres se çdo kryeqytet tjetër i rajonit tonë”

 

Ndërsa përmblodhi investimet e kryera në njësinë nr 8 në Tiranë si edhe përmendi planet e së ardhmes për këtë zonë, Veliaj nuk la jashtë vëmendjes edhe vendimin e qeverisë për mbylljen e basteve sportive nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

 

“Nuk besoj se ka një nismë më të mirë të qeverisë shqiptare se iniciativa për të mbyllur të gjitha pikat e basteve e kazinove. Ej, jemi tek njësia 8, e keni parë ku e ka bustin Vojo Kushi? Është i mbytur me pikat e basteve, nuk e gjen dot Vojo Kushin tek Selvia. Pikat e basteve, duke nisur nga Vojo Kushi i pari, që lirohet në datën 1 janar, duhet të largohen nga Tirana. E dini se fondi që shkon për baste është më i madh se buxheti i Bashkisë së Tiranës në një vit? Pra, në qoftë se në Tiranë mbyllen kazinotë e bastet, do të kemi kursyer ekzaktësisht, ndoshta edhe diçka më shumë se sa është buxheti i Bashkisë, pra kemi dyfishuar financat lokale, vetëm duke mbyllur industrinë e veseve. Ky është një lajm i mirë për Tiranën, që duhet t’i gëzohemi të gjithë”

 

Veliaj nënvizoi gjithashtu se për të patur një buxhet sa më të drejtë dhe më realist, duhet që çdo qytetar që nuk është regjistruar ta bëjë atë pranë njësive administrative.

Posted Under:
Vendi
Tagged:
buxheti 2019 Dëgjesa Kryebashkiaku Veliaj

Nga e njëjta kategori

Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian Çipi që u arratis në mënyrë spektakolare nga burgu në Greqi

më shumë...

Viti i ri shkollor, Hita prezanton masat e marra: Kontrolle të shtuara për drogën, kamera inteligjente në 20 shkolla

më shumë...
Foto ilustruese

I dehur në timon, shoferi i ambulancës përplas të moshuarin në Korçë

më shumë...

Aksident i rëndë në Sevaster të Vlorës, 67-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe bie në humnerë, ndërron jetë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:19

Një pasues i mundshëm! Kush do vazhdojë...

11:12

Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush...

10:57

Viti i ri shkollor, Hita prezanton masat...

10:52

Beteja e fundit për ish-krerët e UÇK!...

10:43

Policia greke në këmbë! Publikohet foto e...

Foto ilustruese
10:33

I dehur në timon, shoferi i ambulancës...

10:11

Kartoni i zi mbërrin në futboll! Vendimi...

10:09

Aksident i rëndë në Sevaster të Vlorës,...

10:07

Pamjet e aksidentit në Tiranë/ Makina përplas...

9:59

Treni del nga shinat në Francë, 44...

9:41

Rama në Gjirokastër, takim me strukturat socialiste...

Foto ilustruese
9:35

Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën...

9:23

“Shëtitësit”/ Boshatisnin banesat në Fier, arrestohen 3...

9:10

“Territorialja” në fokus, Rama sot në Vlorë...

9:07

Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina...

8:53

“Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarët mblidhen...

8:44

Arratisje si në filma në Greqi, “policët”...

8:36

Pse ka rënë numri i refugjatëve ukrainas...

8:29

“Një vendim i rëndësishëm nuk duhet marrë...

8:24

Ulen ndjeshëm temperaturat, parashikimi i motit për...

Më të klikuarat

  • E rëndë në Patos, 46-vjeçari humb jetën duke punuar në një s...
  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Përmbyset makina e futbollistit të njohur, ja si paraqitet g...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.