Subscribe

Një tjetër shkollë 9-vjeçare i shtohet institucioneve të reja arsimore që hapin dyert këtë shtator. “Andrea Stefani”, e integruar me parashkollor, do u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të zones së Astirit dhe Doganës.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se tashmë ka marrë zgjidhje kërkesa e banorëve për institucione arsimore në portat hyrëse të Tiranës.

 

“Harmonizimi që i kemi bërë institucioneve arsimore në secilin ekstrem të njësisë; pra edhe te “Don Bosko” me shkollat “Vaçe Zela” e “Kristo Frashëri”, edhe në Kodër Kamëz, me shkollat “Kennedy” e “Nënë Tereza”, edhe te “Shqiponja” me shkollën “Andrea Stefani”, plus dy të tjerat në zonën e Astirit që i fillojmë këtë vit, praktikisht kemi akomoduar fëmijët e të gjitha familjeve që jetojnë ndër vite në portat hyrëse të Tiranës, si Astiri e Lapraka”.

 

Veliaj deklaroi se fokusi i Bashkisë së Tiranës ka qenë çlirimi i hapësirave të zëna gjatë viteve të tranzicionit dhe kthimi i tyre tek komuniteti.

 

“Aty ku kemi pasur mundësi të lirojmë territor, siç ka qenë kjo shkollë, jemi siguruar që të marrim edhe pak oborr që të luajnë fëmijët. Të krijojmë dhe një oborr të brendshëm, të kemi edhe një palestër, të sigurohemi që të rikuperojmë sa të mundemi nga hapësira publike në çdo zonë ku ne ndërhyjmë”.

 

Shkolla 9-vjeçare Andrea Stefani” është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja që i janë shtuar Tiranës dhe është e projektuar dhe ideuar nga arkitekti Italian “Stefano Boeri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.