Subscribe

Erion Veliaj, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Tiranë celi sot fushatën për zgjedhjet e pjeshime të 6 marsit. Nga Rrogozhina Veliaj u kërkoi qytetarve të lënë mënjanë sherrin mes Bashës dhe Berishës dhe të votojnë Partinë Socialistë.

 

ERION VELIAJ

DREJTUES POLITIK I QARKUT TIRANE

 

“Fakti se ne socialistët punojmë me të njëjtin seriozitet, si në qendër të kryeqytetit, ashtu edhe në një qytet si Rrogozhina, do të thotë se e duam votën tuaj për punë, jo për sherr. Saliu thotë ma jepni votën që, me të mbaruar votimet, t’i them Lulit dola më mirë se ty, prandaj do ta vazhdoj sherrin për bravën. Luli thotë ma jepni votën – e di që nuk fitoj – por të paktën të kem mjaftueshëm vota, që në datë 7 mars, të vazhdoj sherrin me Saliun. Ata e duan votën për sherr, e duan votën si një lloj leve. I thonë miletit: “ma jep këtë levën, që t’ia fus tjetrit në kokë!”. Kurse për ne vota është instrumenti me të cilin bëjmë punët e mira të Rrogozhinës. E duam votën që të mbarojmë projektet.

 

Më vonë gjatë ditës, Veliaj i zhvendosi takimet me elektoratin  në zonën e Vorës, ku u kërkoi qytetarëve të votojnë kandidatin e PS Blerim Shera.

 

Pashë Saliun dhe Lulin kur erdhën për fushatë në Vorë; Saliu thoshte: ‘Më jepni votën, që me votat tuaja të shqyej bravën që nuk e shqeva dot në 8 janar’. Kurse Luli thoshte: ‘Më jepni vota, që me to të blej pak më shumë gaz, që t’i lë këta jashtë kur të vijnë prapë si në 8 janar’. Të dy po u thonë njerëzve: ‘Na jepni vota që ne të vazhdojmë sherrin! Na jepni vota që ne të vazhdojmë luftën! Na jepni vota që ne të vendosim kush e mban karrigen e partisë! Na jepni vota që të zgjedhim kush do e shqyejë bravën!

 

Velaij tha se PD Vorën e ka tranzit, sepse sherrin e bën në Tiranë, ndërsa për PS Vora është destinacion i investimeve, i punëve dhe i projekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *