Subscribe

Pjesëmarrjen në Forumin e Arkitekturës dhe Urbanizmit në Milano, i organizuar nga fondacioni “Giangiacomo Feltrinelli”, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj e ka shfrytëzuar për të promovuar turizmin shqiptar. Sipas tij, Tirana, për shkak të historisë, kulturës, natyrës dhe ndryshimit që pëson çdo ditë, është një shtysë më shumë për turistët që vizitojnë Shqipërinë.

 

 “Nëse Tirana është “grepi” që i tërheq turistët për të ardhur në Shqipëri dhe më pas kalojnë pak kohë në bregdet, në Berat, Gjirokastër, besoj se ia vlen fushata promovimit. Me ndërhyrjet që po bën qeveria në zonat turistike për t’i pastruar, promovuar, plus edhe fuqia e Bashkisë së Tiranës në të gjitha këto forume, them se janë agjenti më i mirë i marketingut për atë që është skuadra jonë, skuadra e Shqipërisë”

 

Gjatë forumit, Kryebashkiaku është shprehur se në këto tre vjet, pavarësisht mundësive financiare, por falë angazhimit të qytetarëve dhe ideve inovative, kryeqyteti shqiptar po cilësohet sot si një nga qytetet që duhet marrë shembull për nismat e gjelbërimit.

 

 “Më vjen mirë që sa herë flitet për qytetet e gjelbra dhe cili është qyteti që ka arritur të gjelbërohet, duke mobilizuar qytetarët në mbjelljen e pemëve dhe hapësirat e gjelbra, Tirana është emri i parë që përmendet. Ishte një mundësi e mirë për të treguar se si edhe në qytetet si Tirana, me mundësi modeste dhe buxhete të vogla, mobilizimi i njerëzve të thjeshtë, disa herë i fëmijëve, të moshuarve, i familjarëve, i atyre që ndoshta s’kanë mundësi financiare, por që duan të lënë një shenjë në qytet, qoftë duke mbjellë një rrënjë peme, ka bërë ndryshimin në Tiranë”

 

Veliaj tha se suksesi i arritur me mbjelljen mbi 120 mijë pemëve nuk do të ndalet, për t’u kthyer në një aksion të përvitshëm, deri në krijimin e Pyllit Orbital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *