Andi Shkira një nga kandidatët e platformës “Deputeti që Duam”, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, vlerësoi punën e SPAK.
Sipas Shkirës SPAK është ngritur si meritë e Partisë Socialiste, e cila i dha një mbështetje të pakushtëzuar drejtësisë së re.
Sa i përket rastit të Veliajt, Shkira tha se PS nuk është avokati i askujt.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Andi ju kërkoni të hyni në politikë. Kur shihni listat për deputetë që disa emra janë në SPAK, si e shihni situatën?
Shkira: Së pari jam në mbështetje të opinionit të dy parafolësve edhe të ish-Prokurorit Karanxha dhe parafolësit tjetër nga pikëpamja jurideike dhe proceduriale. Por vetes sot nuk dua t’i vesh kostumin e avokatit por atë të një të riu në politikë. Nuk dua të bëj spekulantin e njërës palë apo të palës tjetër. Çështja e zotit Veliaj është një çështje ende duke u hetuar nga prokuroria. Mund të ketë pikëpytetjet e veta nga procesi i hetimit. Karanxha solli këtu një diskutim të gjatë sa i përket karrierës së prokurorit në fjalë, nuk dua ta komentoj, dua të them se PS nuk është zyrë avokatie e askujt.
Borakaj: Ndryshoi qasja në rastin e Veliajt.
Shkira: Edhe në këtë rast nuk po bën avokatin e Veliajt. Ajo që PS po bën është një qendrim ndaj anës proceduriale në raport me subjektet e veta që i ndjek ligji. Pra është forca e vetme politikke që mbëhstet këtë strukturë. Nëse nuk do të ishte PS nuk do kishte SPAK.
Ibraj: E ke shumë gabim, ëhstë votuar me 140 vota. Reforma në Drejtësi kaloi me 140 vota. PD është tërhequr nga pjesa e akteve nënligjore, PS e ka suportuar në maksimum. Pra reforma fillon atëherë kur preket Kushtetuta.
Shkira: PS ka ushtruar presionet politike te ata aktorë politikë që ishin të nevojshëm, për të marrë vendime. Pra PS ka qenë një nga ato promotorë të reformës në drejtësi.
Ibraj: PS e ka patur në programin e saj që në vitin 2009-të. Kërkohej ndërhyrja e politikës.
Borakaj: Por edhe sot në kolaps është gati.





