Subscribe

Kryebashkiaku i Tiranës priti në një takim Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ku bisedoi për marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe për samitin e nivelit të lartë të Brdo Brijunit, i cili do të mbahet në Tiranë në maj.

 

Në shenjë mirënjohje Veliaj i dhuroi presidentit Slloven çelësin e qytetit.

 

“Në emër të qytetarëve të Tiranës, dëshiroj t’ju dhuroj “Çelësin e Tiranës”. Ne kemi një histori për këtë: Kur të afërmit që na vinin për vizitë, largoheshin nga shtëpia jonë, u jepnim një kopje të çelësit të shtëpisë. Pyetja është pse? Sepse ishte e vetmja gjë që kishim. Ideja ishte që kur një kushëri, i afërm, ose mik të vinte në qytet, të kishte një vend ku të mund të vinte kurdo. Ky është çelësi juaj i Tiranës, tani ju e dini rrugën dhe ju lutem ejani kurdo, pa qenë nevoja të lajmëroni.”

 

Ndërsa presidenti Pahor theksoi se samiti Brdo-Brijunit, do të shërbejë që të dalin në pah vlerat evropiane të Shqipërisë.

 

 “Shumë faleminderit zoti Kryebashkiak! Ishte kënaqësi të bisedonim së bashku dhe shoh mundësinë të takohemi edhe njëherë tjetër në pak muaj. Tirana do të mirëpresë Samitin e Brno-Brijunit, krerët e shteteve do jenë këtu, të ftuar nderi, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, ndaj do të jetë një moment emocionues për Ballkanin Perëndimor. Unë shpresoj se do jetë i mirëorganizuar dhe procesi politik do jetë në rrugë të mbar”

 

Të gjithë presidentë e Ballkanit do te diskutojnë ne kryeqytetin shqiptar për forcimin e dialogut politik si dhe për t’i dhëne zgjidhje çështjeve te ndryshme rajonale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *