Veliaj-Metës: Mos saboto Tiranën, 99% e qytetarëve e duan Unazën

Pas kryeministrit, Edi Rama, ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për qëndrimin e mbajtur gjatë kësaj të diele nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Nëpërmjet disa reagimeve në Tëirter, kryebashkiaku Veliaj thekson se Unaza e Re i duhet Tiranës dhe se institucionet kanë ofruar strehim falas për ata që janë të pastrehë dhe shpronësim qind për qind për atë që i kanë pronat me letra.
“Te Unaza e Re: Shpronësim 100%; Kompanitë hileqare në arrest. Unaza i duhet Tiranës. Do qe zhgënjyese nëse vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rrugë! Mos saboto Tiranen”
Më tej në një postim të dytë, ai thekson se 99 për qind e qytetarëve të Tiranës e duan Unazën dhe nuk duan që të bllokohen nga trafiku që shkaktojnë çdo ditë një pakicë e vogël që proteston duke bllokuar rrugën.
“Çdo ditë, për orë të tëra, bllokohen në Unazën e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme të PD Kamëz, 99% e qytetarëve të Tiranës që as kanë zaptuar e as bëjnë lojëra politike. Nëse Presidenti inkurajon këtë 1% të hurit e zjarrit, kot që flasim”
Te Unaza Re:
🏬 Familjet pa strehe apart. FALAS
🗺 10 PDV hartuar me kerkese banoresh x ndertime ne unaze
💶 Shpronesim 100%
🚔 Kompanite hileqare ne arrest
Unaza i DUHET Tiranes. Do qe zhgenjyese nese vemi nga Presidenti anti-lodra tek ai anti-rruge! 🤦🏻♂️ #MosSabotoTiranen pic.twitter.com/wVMCJ6pWn7
— Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 3, 2019
Cdo dite, per ore te tera, bllokohen ne Unazen e Re nga protestat me djegie gomash e hunjsh dhe grupseksionet e dhunshme te PD Kamez ✌️ 99% e qytetareve te Tiranes qe as kane zaptuar e as bejne lojra politike 😡
Nese Presidenti inkurajon kete 1% te hurit e zjarrit, kot qe flasim
— Erion Veliaj #MedCapitalCulture2025 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) February 3, 2019




