E shtunë, 3 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj me zyrë në burg? Ish-prokurori tregon si mund të ushtrojë detyrën

Ish-prokurori, Ervin Karanxha, e ka cilësuar lexim të drejtë të Kushtetutës vendimin e marrë një ditë më parë nga ana e Gjykatës Kushtetuese për të lënë në detyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Sipas tij, tani është momenti që të gjendet një mënyrë që Erion Veliaj të mund të ushtrojë detyrën e tij ndaj qytetarëve edhe nga burgu.

Reklamë

I pyetur se si, ai tha se me një VKM mund t’i jepet hapësirë Veliajt që të drejtojë edhe nga qelia.

Pjesë nga biseda:

Karanxha: Për mendimin tim, GJK u shpreh edhe për procedurën e Këshillit Bashkiak. Ky është shembull i mirë edhe për administratën shtetërore. Veliaj bëri kërkesë që të dëgjohej, dhe me këtë GJK tregoi se gjithkush duhet të dëgjohet. GJK me të drejtë konstatoi shkelje të nenit 42. E dyta, GJK konstatoi se masa “arrest me burg” nuk përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës që të shkarkohet. Për mua është shumë e rëndësishme që çdo kryetar bashkie mund të shoqërohet dhe mund të mungojë 3 muaj. Me të drejtë GJK tha se nuk mund të bëhet precedent.

Borakaj: Tre vota kundër?

Karanxha: Ata kanë pasur mendimin e vet. Edhe nga relacioni duhet të ketë një kryetar bashkie. Vetë vendimi i GJK duhet marrë parasysh që Veliaj të ushtrojë detyrën.

Borakaj: Si?

Karanxha: Të ndryshojë rregullorja e burgjeve, që kryetari i bashkisë ta ushtrojë këtë funksion edhe nga burgu, t’i krijohen kushtet. Masa kufizuese “arrest në burg” ka kufizime. Për shkak të vendimit të GJK duhet bërë një përjashtim.

Borakaj: Mund ta ndërmarrë Drejtoria e Burgjeve?

Karanxha: Po, mund ta ndërmarrë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë