Subscribe

Edhe Tirana përkujton 106 –vjetorin e shpalljes se pavaresise. Nga sheshi “Skenderbej” , kryetari i bashkise dhe nxenes te kryeqytetit ngriten ne menyre simbolike  flamurin.

 

Veliaj uroi shqiptaret per festen e pavaresise por shfrytëzoi kete moment per te dhene  permes te rinjve nje mesazh  opozites.

 

Ai shtoi se me ndërtimin e “Unazës së Madhe”, Tirana do të fitojë pavarësinë nga zaptimi i trafikut.

 

“ Miqtë e mi, ne jemi më të vendosur se kurrë për të vazhduar projektin e modernizimit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Tirana do ta ketë një Unazë të Madhe për të fituar pavarësi nga trafiku, nga bllokimi, nga zaptimi”. Për ju që jeni akoma nxënës jam i sigurt që po lexoni librat e historisë për një lëvizje që quhej “dum babën”; lëvizja “dum Babën” ishte një minorancë e zhurmshme shqiptarësh, jo të huajsh, të cilat thoshin mirë këta me pavarësi, por ne preferojmë të rrimë të pushtuar, të bëjmë pakt me zaptuesin, me pushtuesin. Edhe atëherë, jo të gjithë donin këtë flamur, jo të gjithë donin këtë himn. Kishte një minorancë që bënte zhurmë dhe që nuk e donte këtë vendim të rëndësishëm për progresin e kombit dhe thoshin ‘dum Babën”.

Kryetari i bashkise deklaroi se  do te vijoje sistemimi i familjeve qe preken nga prishja e shtëpive, ndersa ato qe kane leje  do të shpronësohen  sipas ligjit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *