Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, sepse nëse ato nuk zhvillohen atëherë në Tiranë pas 30 korrikut të mos bëhet asnjë punë më.

 

Në fjalën e tij ai është shprehur se nuk ka arsye që zgjedhjet lokale të shtyhen.

 

Me 30 Qershor do te kete zgjedhje. Nese nuk ka zgjedhje, pas 30 korrikut, nuk behet dot me asnje pune ne Tirane, sepse nuk delegohet firma. Edhe zv.kryetari eshte i emeruar. Unë e shikoj të pamundur dhe të paarsyeshme që të shtyhen, me ligjet sot është e pamundur që të shtyhen, unë nuk shoh arsye se pse parlamenti ti hyjë kësaj lojë me shtyrje zgjedhjesh.”

 

Nga Real Story, Veliaj ka deklaruar se Edi Rama do të zgjidhet sërish kryeministër në 2021 me një numër edhe më të madh votash.

 

“Ky vend nuk mund të ecë me shprehjen hapi rrugë budallait, tashmë ka ardhur koha që të mos hapim më rrugë. Në dallim nga ju që e bëni për retorikë, unë nuk e kam luksin ta marr me sportivitet këtë punë. Në 2021 Rama zgjidhet kryeministër me një numër më të madh votash pasi njerëzit janë lodhur nga bullizmi dhe zhurma e kësaj opozite. Ndërrimi i kabinetit është një tregues që do të thotë se ai arrin të rishpikë veten para se të tjerët ta kapin.Me 30 qershor nëse ato fitojnë më shumë bashki atëherë kryeministri ka të drejtë se mbase shumica mund të shkojë andej, por nuk më rezulton një gjë e tillë.”

 

 

Gjithashtu nga Real Story, kryebashkiaku i Tiranes ka deklaruar se Partia Socialiste kohët e fuindit jo vetëm që nuk ka stepje, por ka një rritje të angazhimeve nga Ministrat dhe deputetët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *