Subscribe

Për herë të parë, Tirana në fund të këtij viti do të kapë shifrën e 7 milionë turistëve.

 

Kështu u shpreh kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj gjatë prezantimit të konkursit ndërkombëtar për projektin e qendrës “Tirana Multifunctional Center”. Ai tha se ndërtimi i kullave është një investim që mundëson zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISË TIRANË

 

“Sot edhe sharësi më i madh, 7 vite pas administratës së gjumit, jeton në një shtëpi që vlen dy herë më shumë dhe s’ka bërë asgjë për këtë, por thjesht pse qyteti është më i pastër, Tirana ka pasur më shumë aktivitetedhe investimet tona në pika të caktuara e kanë rritur vlerën e pronës. Sot dhe kundërshtari më i madh i zhvillimit jeton më mirë”.

 

Krahas kësaj, Veliaj nënvizoi se ndërtimet pa leje në Tiranë janë të pakta dhe se po punohet për ndryshimin e kontrollit të tyre.

 

“Në Tiranë ka 300 mijë ndërtesa. Rastet problematike numërohen me gishtat e dorës. Prandaj, me Kryeministrin kemi bërë një diskutim si do ta zgjidhim këtë anomali. E para, si të rakordojmë edhe lejet e bashkisë, edhe lejet e KKT-së. E dyta, si do të ndryshojmë periodën e kontrollit; pra, nëse perioda e kontrollit ka qenë e tillë: në fillim themelet, kati zero, karabinaja dhe pastaj përfundimi, ndoshta perioda duhet të jetë me ditë dhe jo me nivelin progresiv të veprës.”

 

Konfliktet e përfolura mes tij dhe kryeministrit Rama, Veliaj i mohoi:

 

“Kush mendon se i vetmi shans që ata [opozita] të fitojnë ndonjëherë në këtë qytet ose në këtë vend është që unë dhe Edi Rama të kemi konflikt, do ju bëhen gjunjët me kallo duke u lutur për diçka që s’ka për të ndodhur kurrë.”

 

 

TITRA

VELIAJ MBRON KULLAT: JANE ZHVILLIM

 

“DO TE NDRYSHOJME METODOLOGJINE E KONTROLLIT TE NDERTIMEVE”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *