E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj mbështet krerët e UÇK, propozon shpalljen “qytetar nderi” të katër udhëheqësve 

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, njoftoi se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak shpalljen “Qytetar Nderi” të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në reagimin e tij nga paraburgimi, Veliaj u shpreh  i tronditur nga vendimi i dhënë në Hagë, ndërsa nënvizoi se procesi juridik duhet të ndjekë rrugën e vet, por ne kemi edhe përgjegjësinë për të kujtuar.

Reklamë

Sipas tij, nderimi nuk synon të ndikojë drejtësinë, por të vlerësojë kontributin historik të ish -drejtuesve të UÇK në çlirimin dhe formimin e shtetit të Kosovës.

Veliaj u bëri thirrje edhe bashkive të tjera të ndërmarin të njëjtën nismë, duke thënë se Shqipëria nuk duhet të harrojë sakrificat e Kosovës dhe të atyre që luftuan për lirinë e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.