E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj për rezultatin e LSI: U reduktua thela e kokoshit, PD na ndihmoi të përgjysmojmë

I pyetur për rezultatin e LSI-së deri tani, Erion Veliaj më Vizion Plus tha se është një dyqan privat që duhej përgjysmuar dhe se për këtë i ndihmoi vetë Partia Demokratike, pasi kuptoi me kë kishte të bënte.

“Ka qenë strategjia jonë për të përgjysmuar një koorporatë private siç është LSI. Është një dyqan privat. Nuk më rezulton që të ketë ndihmuar PSD, më shumë na ndihmoi PD sepse mori mbrapsht të vetët, ata njerëz që të gënjyer nga fakti se LSI e dridhte sa andej-këndej, mendonin se do të vinin në pushtet. Në momentin që një ditë u kthjelluan kuptuan që loja tradicionale e Ilir Metës dhe Monikës ku merrte vota nga e majta për t’i vënë në prehër të Saliut u kthye si armë kundër tyre. Pastaj secili fishkëlleu të vetët në shtëpi dhe u reduktua kokoshi”, tha Veliaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë