Subscribe

Erion Veliaj thekson synimin e tij per drejtimin e Tiranës edhe nje mandat tjetër. Sipas tij 4- vjecari i ardhshëm do te sjelle me shume investime dhe transformime ne kryeqytet.

 

“Do t’i japim një sprint këtë vit të fundit të mandatit tonë, për t’u siguruar që ky katërvjeçar mbuloi emergjencat kryesore për Tiranën dhe pastaj në mandatin tjetër do të vijojmë me më shumë fuqi dhe energji për Tiranën e ëndrrave tona”

 

Kryetari i bashkisë ka inspektuar rrugën e Dibrës, tashme te përfunduar. Me ndërtimin e rrugës se Arbrit sipas Erion Veliajt, kjo do te hyrja kryesore ne verilindje te kryeqytetit.

 

“Rruga e Dibrës është një arterie kryesore e Tiranës dhe me ndërtimin e Rrugës së Arbrit nga qeveria, ajo do të jetë hyrja kryesore në verilindje të kryeqytetit. Ashtu siç kemi bërë një hyrje dinjitoze në Rr. “Dritan Hoxha” apo siç po fillojmë tani me rrugën e Kombinatit, kjo është një tjetër hyrje e Tiranës e cila ka dalë në dritë dhe u jep mesazhin njerëzve se këtu ka një cilësi tjetër të të bërit të punëve, pastërti, higjienë dhe rregull”

 

Velija u shpreh se ndërtimi i rrugëve kryesore po pasohet nga investime brenda lagjeve, te cilat kane ndryshuar cilësinë e infrastrukturës, por dhe vlerën e pronës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *