Subscribe

Emergjencave e ndryshme si zjarret, përmbytjet apo  edhe shërbimi si pastrimi, janë disa nga fushat ku Bashkia e Tiranës ka nevojë për më shumë solidaritet e angazhim vullnetar. Erjon Veliaj shpërndau certifikata mirënjohje për disa nga aktivistet që veprojnë aktualisht në kryeqytet.

 

“Mendoja se çështja e pastrimit ishte një mision i pamundur, për të cilin nuk do ndërgjegjësoheshim dot. Kur filluam aksionet e pastrimit vullnetar njerëzit thoshin: ‘Ç’është kjo? Ky po na kthen Enverin. Pse çfarë jemi ne komunistë?’ Po si ka mundësi që të gjitha vendet kapitaliste organizojnë aksione vullnetare për pastrimin e ambienteve publike? Mendoja se ishte mision i pamundur, fillimi ishte pak i vështirë, por sot është bërë më e lehtë që të kemi fushata të organizuara të pastrimit me vullnetarë. Duke filluar nga shtatori, çdo muaj do të kemi një ditë në muaj për një pastrim me themel të qytetit të Tiranës.”

 

Nisur nga situata e vështirë që ka shkaktuar moti i nxehtë me zjarret, Veliaj u beri thirrje qytetareve qe te ndihmojnë institucionet.

 

“Kemi propozuar që një pjesë e shërbimit zjarrfikës ta ofrojmë me shërbime vullnetare. Kjo funksionon në shumicën e vendeve të BE, ku banorët e lagjes më të afërt trajnohen për të dhënë ndihmën e parë. Sigurisht, jo për të qenë zjarrfikës profesionistë, por për të qenë mjaftueshëm të trajnuar për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve, për të dhënë koordinatat e sakta derisa të vijnë profesionistët dhe për të dhënë ndihmën e parë të dikujt që mund të jenë në nevojë rreziku. Ky është një tjetër shërbim që duam ta shtojmë, por duke u bazuar te vullnetarët, duke përdorur shërbimin profesionist që trajnon vullnetarët për raste e nevoja të kësaj natyre.”

 

Kryebashkiaku theksoi se një tjetër shërbim ku mund të kontribuojnë vullnetarët është edhe ofrimi i  ndihmës së shpejtë në raste aksidentesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *