E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj kandidat për Tiranën? Asambleja e Tiranës diskuton për zgjedhjet vendore

Erion Veliaj duket se është i vetmi kandidat i partisë socialiste për bashkinë e kryeqytetit. Gjate mbledhjes se asamblesë se PS te Tiranës kryetari aktual i bashkisë Veliaj është i vetmi kandidat qe është diskutuar për garën e 30 qershorit.

 

Reklamë

Burime nga asambleja bëjnë me dije se kryetari i partisë socialiste Edi Rama ka deklaruar se nuk ka një kandidat tjetër për Tiranën, përveç Erion Veliajt.

 

Reklamë

Mësohet se lideri i mazhorances ka pyetur asamblenë nëse ka një emër tjetër për bashkinë e kryeqytetit por ne mbledhje nuk është propozuar asnjë kandidat tjetër.

 

Nga ana tjetër Rama ka kërkuar angazhimin e te gjitha strukturave për zgjedhjet lokale te 30 qershorit. Ne lidhje me aksionin e opozitës burimet nga mbledhja sqarojnë se kryeministri Rama ka theksuar se zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa opozitën.

 

Pavarësisht mbledhjes se asamblesë zyrtarizimi final i Erion Veliajt ne garën për Tiranën si dhe kandidateve te tjerë për bashkitë e vendit pritet te behet ne kongresin e PS qe do te mblidhet ne 23 mars.

Vazhdo të lexosh

Reklamë