Subscribe

Bashkëpunimi mbi punësimin e te rinjve dhe projektet konkrete ne fushën e agroturizimit, ishin ne qendër te takimit qe Kryetari i Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj zhvilloi me kryetarin e Bashkisë se Bolonjes Virginio Merola, i cili vlerësoi punën e bere deri me tani ne Tirane.

 

 “Këtu punojnë shumë italianë, të shumtë janë edhe shqiptarët që jetojnë në qytetin tim. Tirana është një qytet që po rigjenerohet falë punës suaj. Qytetet e hapura janë qytetet me të ardhme sepse tërheqin njerëz, inteligjencë dhe kështu kontribuojnë në zhvillimin e së ardhmes. Ne nuk duam të bëjmë një binjakëzim të zakonshëm, per projekte konkrete. Ndaj nga sot lind një bashkëpunim i ri”

 

Kryebashkiaku Veliaj tha se Bolonja është kthyer në shtëpinë e dytë për shumë studentë shqiptarët, të cilët në përfundim të studimeve rikthehen për të vendosur dijet e marra në shërbim të zhvillimit të qytetit.

 

“Bolonja është një qytet që mirëpret shumë studentë shqiptarë, të cilët e kanë kthyer atë qytet në shtëpinë e tyre. Shumë ish-studentë të Bolonjës sot punojnë në Bashkinë e Tiranës. Më vjen mirë që bashkë me shkëmbimet që patëm sot, patëm edhe kënaqësinë e veçantë të shikojmë se si një investim që Bolonja bën tek studentët, i rikthehet qytetarit të Tiranës në formën e administratorëve të mirë, që na vijnë nga Bolonja në Tiranë”,

 

Një pikë e rëndësishme e diskutimit mes dy homologëve ishte edhe rritja e bashkëpunimit në fushën e agrobiznesit.

 

“Bolonja ka fuqizuar shumë agrobiznesin. Po shikojmë ide që kanë funksionuar në periferitë e Bolonjës. Tirana është e bekuar me natyrën që ka në periferi, siç janë fshatrat me produktet e tyre. Ambiciet tona për agroturizëm dhe për mënyrën se si fuqizojmë zonat periferike të Tiranës mund të realizohen fare mirë me bashkëpunimin e Bolonjës.”

 

Në shenjë miqësie dhe të bashkëpunimit mes dy qyteteve, Veliaj i dorëzoi homologut të tij “Çelësin e Qytetit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *