Subscribe

Turi i llogaridhënies për kryebashkiakun Veliaj vijoi ne Farkë. Kjo zonë sot ka edhe parkun e dytë më të madh, por sipas Veliajt, investimet do të vijnë duke u rritur.

 

 

“Në farkë kemi bërë punë që s’ishin bërë prej vitesh. Zonat janë duke u formalizuar, dhe pas legalizimin e kemi më të lehtë për të investuar në infrastrukturë. Në buxhetin e këtij viti do të reflektohet që një pjesë e investimeve të shkojnë në nivel kapilar, tani që janë rregulluar pjesët kryesore. Investimet në farkë do të vijnë duke u rritur.”

 

Projekti për teatrin sipas Veliajt, do te finalizohet përmes dialogut me artistet, si dhe grupet e eksperteve.

 

“Në disa raste na duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin. Kjo nuk vlen vetëm për një rrugë lagje, por kudo. Këto ditë kemi pasur takime me artistë, arkitektë e urbanistë për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit për teatrin. Ne, shqiptarët, kemi treguar që kur gjejmë gjuhën, kur komunikojmë, mund të bëjmë rrugë, mund të bëjmë parqe, mund të bëjmë edhe një teatër shumë të bukur, por kjo kërkon bashkëpunim nga të gjithë. Ndaj, besoj se mesazhi që japim si bashki, kudo ku kemi ndërhyrë, qoftë duke negociuar me artistët, arkitektët, urbanistët, qoftë me banorët në fshat, që na kanë lejuar të mbjellim pemë, qoftë me ata që na kanë lejuar të bëjmë një trotuar, të shtrojmë një rrugë, është mirëkuptimi mes nesh”

 

Ne takim ishte edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj si dhe kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti. Sipas tyre, lehtësimi i pajisjes me dokumente personale si dhe ato të pronësinë kanë lehtësuar investimet në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *