Subscribe

Shumë shpejt fermerët e fshatrave të Tiranës mund t’i tregtojnë produktet e tyre në tregun e madh ushqimor në Farkë.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, inspektuan ecurinë e punimeve në këtë treg.

 

ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE
“Për një kohë shumë të gjatë, madje më shumë seç duhet, kemi pasur një monopol në tregun e shumicës, ku fitimin më të madh nuk e kishte as prodhuesi, as konsumatori, por ndërmjetësi – pra, ai që kishte në zotërim tregun në Kashar, i cili si ndërmjetës fitonte pa bërë ndonjë punë të madhe. Ndërkohë, ne duam që të fitojë fermeri, duke ia bërë thuajse të papërfillshme tarifën e hyrjes në treg, por edhe konsumatori, që do t’i blejë produktet me një çmim më të ulët. Në këtë mënyrë, zhdukim rolin e ndërmjetësit, që faturonte çdo arkë dhe çdo kilogram që hyn në tregun e shumicës”

 

Ministrja e Bujqësisë u shpreh se ky treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, përpunuesve dhe tregtarëve me konsumatorin.

 

 

FRIDA KRIFCA
MINISTRE E BUJQESISE
“Është shumë e rëndësishme, sidomos në periudhën që po kalojmë me krizën e çmimeve, që fermerëve t’u ofrojmë të gjitha hapësirat ku ata t’i shesin produktet e tyre me çmime më të ulëta, që edhe konsumatori final t’i blejë me çmime më të ulëta. Njëkohësisht, është e rëndësishme të garantojmë sigurinë ushqimore për fermerët tanë. Jam shumë e lumtur që ky treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, e përpunuesve, e agropërpunuesve, e tregtarëve, por edhe e të gjithë aktorëve që shesin inputet bujqësore, të atyre që këshillojnë se si duhen përdorur këto inpute bujqësore, në mënyrë që përmes këtij bashkëveprimi, të kemi mundësinë të kemi jo vetëm produkte më të lira dhe konkurruese, por më shumë prodhim, siç e kërkon koha e sotme, si edhe një garanci ushqimore për konsumatorët tanë,”

 

Veprimtaria e tregut bujqësor do të fokusohet kryesisht në ndërlidhjen midis fermerëve, prodhuesve dhe blerësve fundorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *