E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Punimet në terminalin veriperëndimor, Veliaj: Më shumë vende qëndrimi për autobusët

Puna për ndërtimin e terminalit veri-perëndimor të Tiranës po ecën me ritme të shpejta.

Në inspektimin e punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ky terminal do të përsërisë historinë e suksesit të terminalit jug-lindor në Lundër.

Reklamë

“Për këdo që ka parë terminalin jug-lindor, terminali veri-perëndimor do jetë i të njëjtit standard, por 3-4 herë më i madh, sa i takon sipërfaqes dhe volumit të pasagjerëve. Fillimisht, në këtë shesh-pushim të madh, do të bëjmë transferimine autobusëve që janë pas shpinës sime. Do të ketë një rreth-rrotullim pa qenë e nevojshme të shkojmë tek ura e lumit të Tiranës, pra pa shkuar në Kodër-Kamzë, për t’u kthyer menjëherë këtu ku jemi, tek ajo që quhet zona e Malajzianit dhe zona e Spitaleve”, tha Veliaj.

Veliaj përmendi rëndësinë e sinkronizimit mes terminalit të ri dhe hekurudhës, që po ndërtohet.

Reklamë

“Na duhet një bashkëpunim, që pasi të mbarojmë punë dhe të kemi kryer transferimin, të bëjmë edhe lidhjen me terminalin e trenit. Binarët janë në proces vendosje dhe në momentin që këto të dyja kanë një sinkron dhe mbarojnë pothuajse në të njëjtën kohë, atëherë do të jetë e mundur të përdoret aeroporti, porti, terminali multimodal, ku do vendosen edhe taksitë, edhe transporti qytetas i Tiranës”, shtoi kryebashkiaku.

Terminali i ri do të ofrojë më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë