Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Veliaj: “Familjet e para te “5 Maji” hyjnë në shtëpitë e reja brenda Vitit të Ri; Politika të mos bllokojë qytetin, pasi do humbasë”

24 Nëntor 20:23

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj siguroi banorët e lagjes “5 Maji” dhe ata në Kombinat se është vetëm çështje kohe sa të marrin çelësat e banesave të tyre të reja.

 

Nga salla e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj bëri të ditur se brenda vitit 100 familjet e para që kanë pranuar që në fillim të firmosin kontratat do të hyjnë në banesat e tyre të reja, që kanë një vlerë shumë më të madhe se sa e vjetra.

 

“Formula thotë sa metra ke aq do marrësh. Me 200 metra kasolle, do marrësh 200 metra firmato të Stefano Boerit, 200 metra të Casamontit, për të cilën njerëzit janë gati të paguajnë miliona dhe për qyteza që do të jenë të dyja buzë Unazës së Madhe. Ajo në Kombinat do te jetë tek Agjencia që e lidh direkt me Astirin dhe me bulevardin ri Migjeni që kemi bërë. Për 100 familjet e para që bashkëpunuan do marrin shtëpitë e tyre përpara Vitit të Ri dhe ndërkohë kemi filluar të punojmë dhe me infrastrukturën me 3 pallatet e para në Kombinat. Do jetë e gjitha një lagje e konceptuar me të gjitha shërbimet. Siç po ndodh te “5 maji”, ftesa është edhe për të gjithë miqtë tanë në Kombinat, firmosni kontratën që të merrni atë që ju takon, as më shumë e as më pak”, tha Veliaj.

 

Kreu i Bashkisë u bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës që të mos bllokojnë projektet e qytetit për të bërë politikë, pasi do të humbasin.

 

“Ajo që ndodh gjithmonë me këtë bashki dhe qytet, këtu s’të lë njeri të punosh. E mësuam që te këndi i lodrave me Bujar Nishanin dhe atë tjetrin me pistoletë; e mësuam te Astiri, e pamë te Bulevardi i Ri, e pamë te Bregu i Lumit. U kemi bërë shtëpi të majtëve dhe të djathtëve, madje pjesa më e madhe kanë qenë kryetarët e PD të atyre lagjeve. Kur dikush fut politikën në punët e qytetit, duhet të ketë parasysh disa gjëra. Së pari, që do humbasë! Se nuk më rezulton që në 6 vite të jemi kthyer pas. Së dyti, nuk do humbasin vetëm kauzën, por do humbasin edhe karrierën. Ku e kemi sot Presidentin që protestonte për këndin e lojërave? Po deputetin që dilte me pistoletë? Po atë deputetin që digjte goma te Astiri? I ka shtrydh dhe Luli është 1-sh për këtë. I ka përdorur si leckë dhe i ka hedhur. E treta, ne do i bëjmë punët që kemi për të bërë sepse një janë të drejta, nuk e kemi zakon të dorëzohemi. Për sa kohë që këto janë argumentet, përzierja e politikës te Bregu i Lumit, tek njësia 4 dhe 8 , tek zona e 5 Majit apo në Kombinat, do të jetë fitore e projektit dhe sigurisht humbje e tyre”, u shpreh Veliaj.

 

Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se deri më tani Bashkia ka dhënë 6,061 pagesa cash DS1-DS3.

 

Paralelisht është nënshkruar marrëveshja për 750 banesa banesa individuale, ku nga këto është lidhur kontrata për rindërtimin e 599 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër do jepen lekët cash dhe do rindërtohen nga vetë familjet.

 

 

Lidhur me pallatet, Veliaj nënvizoi se mbas ekspertizës së thelluar për 176 pallate, për 82 objekte është vendosur për demolimin e tyre, 40 pallate janë për rikonstruksion dhe 54 pallate janë ende në proces diskutimi nga ekspertët. Aktualisht në Tiranë 2,740 familje përfitojnë pagesën e bonusit të qirasë.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
5 Maji Kombinat Pallate Veliaj

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 26-vjeçari

më shumë...

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në grykëderdhjen e Semanit

më shumë...

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë kontrollit, flakët alarmojnë fshatin Pezhvë

më shumë...

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin Çërrilë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.