Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka komentuar situatën që po ndodh tek Bregu i Lumit ku banorët që preken nga zgjerimi I Bulevardit të ri nuk po lejojnë prishjen e shtëpive.

 

Duke folur në konferencën “Smart City Solution, Veliaj bëri fajtor për përplasjet e banorëve me policinë ish-deputetët opozitarë.

 

Ai tha se politikanët e llastuar dhe të fortët e politikës shqiptare nuk mund të bllokojnë ndryshimin.

 

“Ju e dini fare mirë, ky është një qytet që ka vështirësitë e veta. Teksa flasim, po ecim me punimet per tek piazza e fundit e Bulevardit të Ri, por ka ende fëmijë teveqelë e te llastuar politikanesh dhe të fortësh të politikës shqiptare, që i bëjnë rezistencë ndryshimit, por ndryshimi do vijë. Edhe i paevitueshëm. Në mos do e sjellim ne, do e sjellë dikush që vjen pas nesh. Po më mirë ta sjellim ne që e kemi në dorë, sesa t’ia lëmë gjithmonë si gjobë një gjenerate tjetër. Duam apo s’duam ne, në të gjithë botën, përfshirë dhe Hungarinë, dhe Shqipërinë, dhe Ballkanin, dhe Europën Qendore, dhe çdo vend tjetër, ka një tendencë nga periferia për në qendër. Pra njerëzit në periferi të Shqipëri duan të vijnë të gjithë në Tiranë, njerëzit në Ballkan që është periferi e Europës duan të shkojnë më në qendër të Europës. Kështu që kemi dy mundësi, ose na kaplon histeria për këto lëvizjet demografike, ose themi ky është një realitet të kohëve tona moderne të cilët ne duhet ta përballim, dhe hajde të mësojmë nga më të mirët”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *