Subscribe

Në një takim me banorët e njësisë 9 për buxhetin e vitit 2019- të, kreu i Bashkisë së Tiranës, ErionVeliaj, tha se këtë tre vite, bulevardi i ri  ka pësuar transformim të madh.

 

 “Fakti që kemi kaluar tre stinë vjeshte dhe dimri pa përmbytje, do të thotë se problematika me lumin e Tiranës është si ‘përrallë nga e kaluara”.“Bulevardi i Ri ka pësuar ndoshta transformimin më të madh në këto 3 vite; jemi thuajse afër fundit, na ka ngelur vetëm sheshi fundor, ku jemi duke punuar aktualisht”.

 

Veliaj foli edhe për vendimin e qeverisë për rivendosjen e linjës së trenit në kryeqytet dhe shtoi se risia do të jetë një tren elektrik.

 

 “Lajmi i mirë që na erdhi nga Edi dhe Damiani është se do t’i rikthehemi trenit të Tiranës, aty ku ka qenë stacioni i trenit. Risia është se do të kemi një tren elektrik në Tiranë. Kemi zgjedhur një tren hibrid, i cili do të punojë me karburant pasi lë Tiranën, por sa hyn në Tiranë, do të punojë me energji elektrike”.

 

Njësia 9 është një nga zonat që do të përfitojnë edhe nga projekti për ndërtimin e rrethrrotullimit “Shqiponja”, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *