Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e këshillit bashkiak për buxhetin e vitit 2019 nisi me akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

 

Veliaj përmes fotove dhe dokumentave është shprehur se Basha i ka dhënë vetes leje ndërtimi dhe madje ka bërë shtese pa leje. Ai u shpreh se pervec lejes se pervec lejes se ndertimit i ka vjedhur edhe ashensorin pallatit. Veliaj parlajmeroi se dosja te henen shkon ne prokurori.

 

“Shtesë kati në hapësirën e përbashkët të banorëve të pallatit të tij me pamje nga Liqeni. Për ata që nuk e dinë si duket një leje ndërtimi, po sjell për shembull lejen që Lulzim Basha i dha vetes së vet, që të kuptojnë edhe qytetarët si duket një leje. Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet që nga kati i 12 të shkojë në kat të 13. Ju e keni parë që Luli kur nuk vinte në Bashki ia delegonte të gjitha Enos, por për këtë leje s’kishte besim, këtë të vetën duhet ta firmoste patjetër vetë. Dhe shiko çfarë thotë leja: Leje zhvillimore ndërtimi për strukturën shtesë 1 kat mbi strukturën 12 kate në pronë të zonjës Aurela Isufi dhe Lulzim Basha. Në vendndodhje Skerdilajd Llagami dhe shoqëria që ndërton Arkimed International. Sipërfaqe e pronës që shtohet 203 m2. Vëllimi që shtohet 323 m3 mbi katin e 12. Më thoni një tjetër njeri që ka marrë dot leje nga kjo bashki të ndërtojë kat të 13 mbi një leje të ezauruar.”

 

Ndërkaq Veliaj u ndal edhe te protesta e studentëve teksa theksoi se dialogu është i domosdoshëm.

 

Ndërkohë këtë të premte këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin për vitin 2019, i cili këtë vit u rrit me 12%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *