E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj: Axhendën e Presidentit e paracakton Xhelal Mziu, dekonspiroi datën e zgjedhjeve

Nga Njësia 7 ku vijoi fushatën e tij elektorale, kandidati i koalicionit të majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj e ka konsideruar debatin politik dhe zhdekretimin e datës së zgjedhjeve si një lojë të organizuar nga opozita.

 

Për këtë Veliaj iu referua deklaratës së bërë publike nga ana kryetarit të Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

 

Reklamë

Sipas Veliajt zbulimi i datës së re të zgjedhjeve nga kryebashkiaku i Kamzës, ndërkohë që Presidenti i Republikës po bën konsultime me disa nga partitë e vogla për përcaktimin e një date të re, tregon më së miri se axhenda e Kreut të Shtetit përcaktohet nga opozita.

 

“Pjesa që më bëri për të qeshur është që Kamza thoshte është aq e suksesshme dhe zgjedhjet për inatin tuaj nuk do jenë në datën 30 qershor, zgjedhjet tha do jenë në datë 20 tetor. E kisha dëgjuar si thashethem, nga ata njerëz që rrinë vërdallë, Presidencës  e SHQUP, por ta shihja të shkruar që axhendën e Presidentit të Republikës e paracakton Xhelal Mziu, ky është fundi i botës zyrtarisht. Kur mendon që budallallëku nuk ka fund, kur mendon që çdo idiotësi ka një limit, kur mendon që çudia e ka kap ekstremin e vet, jetojmë në Tiranë çdo gjë mund të ndodhë, ndodh çudia e gjithë çudirave. Xhelal sapo dekonspirove presidentin. U munduan ata të shkretët të bëjnë sikur konsultojnë partitë, edhe çfarë partish, partinë e Koços, që s’ka as deputet dhe as këshilltar, parti vulë humbura, pemëthyera që nuk kanë asnjë mandat të fituar me logon e tyre. Po konsultohen?! Dhe Xhelali ngaqë si rrihet derisa të bëjë budallallëkun e radhës sapo e dekonspiroi që ata e paskan caktuar edhe datën dhe gjithë kjo qenka një lojë”, tha Veliaj në fjalën e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë