Kreu i  i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj zhvilloi një tryeze dëgjimore me urbanistë dhe arkitekte në lidhje me debatin për godinen e Teatrit Kombëtar.

 

Në fjalën e tij para se të dëgjonte mendimin e specialisteve në lidhje me cështjen e godines së Teatrit Kombëtar, Veliaj tha se nuk është naiv dhe se i njeh ata që bëjnë protesta.

 

“Pres që artistet të zgjedhin një përfaqësi dhe të ulemi të negociojmë teknikisht në lidhje me këtë çështje. Ne do te degjojme cdo ide dhe cdo projekt me shume respekt.”

 

Prej disa ditësh disa artistë po protestojnë cdo pasdite kundër planit të qeverisë dhe bashkisë për prishjen e godinës së vjeter dhe ndërtimit të një godine të re në vend të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *