Subscribe

Ish-Presidenti Bamir Topi dhe Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, i bashkohen nismës së bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve. 20 fidanë u vendosen përgjatë rrugës së “Kokonozëve”.

 

“Gjelbërimi është ndjesi fillimisht, e dyta është pasion, kulturë dhe një investim për gjeneratat që do të vijnë. Jetojmë në kohë interesante, disa mbjellin pemë, disa mbjellin sherre. Unë besoj se Erioni është nga ata njerëz që me ndjeshmërinë e tij do të mbjellë pemë dhe harmoni në qytetin që drejton.”

 

“Ne mund të flasim tërë kohën për krenari të mëdha kombëtare apo gjeste patriotike, por gjest më patriotik se mbash pastër qytetin dhe ta gjelbërosh atë, nuk ka. Të gjithë e kemi kuptuar se nga ai që është president, tek ai që pastron qytetin, jemi në shërbim të këtij vendi.”

 

Pjesë e kësaj nisme u bënë edhe punonjësit e Prefekturës së Tiranës, të cilët i dhuruan Tiranës 50 pemë kumbulla të kuqe.

 

 “Është një aksion shumë i bukur, jo vetëm për faktin që shton gjelbërimin, por po krijon atë traditën e bukur, me një energji të paparë pozitive, që njerëzit kanë dëshirë të bëhen pjesë e këtij aksioni.”

 

Veliaj vlerësoi solidaritetin e treguar nga qytetarët e Tiranës. Ai tha se ky aksion që zgjati për disa muaj do t’i shërbejë Bashkisë së Tiranës si një objektiv për t’u ndjekur çdo vit, deri në krijimin e Pyllit Orbital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *