Subscribe

Për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, 2016 është viti i fëmijëve, pasi shumë shpejt ata do të kenë kënde lojërash në çdo lagje, ndërsa  do të vazhdojë edhe rikonstruksioni i 23 kopshteve.

“Dua të theksoj që, ky vit do të mbahet mend si viti i fëmijëve ne Tiranë. Jo vetëm se do të mbarohen të gjitha kopshtet, por sepse do të mbarojmë këndin e lodrave te Liqeni, do të mbarojmë gjithashtu këndin e lodrave në të 11 njësitë urbane të Tiranës, aty ku dhe përqendrimi i fëmijëve është më i madh. Kemi filluar tashmë te zona e ‘Mine Pezës’, do të fillojmë shumë shpejt këndin e lodrave tek Materniteti i Ri dhe mbasi të mbarojmë aty, do të vazhdojmë në të gjitha njësitë e tjera. Ne kemi premtuar që këtë vit do të rikonstruktojmë 23 kopshte të Tiranës, do i rehabilitojmë ato totalisht, do të heqim lagështirën, do të vendosim të gjitha mjetet higjeno-sanitare, do të ketë kënde lodrash në kopshte dhe kemi premtuar që fëmijët do t’i kemi prioritet në Bashkinë e Tiranës. Kjo është arsyeja pse vjet filluam me çerdhet dhe sivjet vazhdojmë me kopshtet”.

Veliaj mori pjesë në inaugurimin e kopshtit “Xixëllonjat” në Fushën e Aviacionit në Laprakë, i cili tashmë ka një ambient me infrastrukturë bashkëkohore dhe të sigurt për fëmijët.

“Kjo i kushtohet punës së palodhur së të gjithë atyre që iu bashkuan fushatës tonë “Adopto një kopsht”. Nuk do të ishte e mundur pa ndihmën që na kanë dhënë tre kompani jashtëzakonisht serioze dhe që e tregojnë seriozitetin e tyre edhe në mënyrën se çfarë i japin mbrapsht komunitetit”.

Kryebashkiaku premtoi se gjatë vitit do të realizohen edhe disa ndërhyrje siç janë rikonstruksioni dhe hapja e bibliotekave të lagjeve, si dhe hapja e kampeve verore.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *