Subscribe

Erion Veliaj siguron se numri i pemëve te mbjella deri ne 22 prill, do ti kaloje 122 mije.  Nga zona e Liqenit aty ku pak kohe me  pare ndodheshin barakat e komunitetit rom, kreu i bashkësie ka shtuar te tjera peme me ndihmën e sipërmarrësve.

 

 “Jam shumë i lumtur që edhe në këto ditë të fundit, përpara se të kapim 22 Prillin, do ta tejkalojmë numrin e 122 mijë pemëve të mbjella. Deri para një viti kjo ka qenë një tokë e zënë. Më kujtohet gjullurdia që u krijua asokohe, por toka jo vetëm u lirua, jo vetëm që sot komuniteti rom jeton më mirë, punë për të cilën morëm edhe një çmim, por e gjithë Tirana jeton më mirë. Pra, treguam se si 1% nuk mund të pengojë zhvillimin e 99% të tjerëve, ama ka një mënyrë se si edhe 1% dhe 99% mund të jetojnë më mirë, falë nismave të bashkisë”.

 

Krahas biznesit privat, nismës se gjelbërimit te Tiranës iu bashkua edhe ekipi i futbollit te Partizanit. Drejtori sportiv i Klubit vlerësoi transformimin qe ka pasuar parku i madh i liqenit

 

 “E falenderoj Bashkinë e Tiranës për punën e mrekullueshme për rinovimin e parkut. Tani shoh një transformim të plotë dhe për këtë jam shumë i lumtur që edhe Partizani po jep kontributin e tij. Kur u tregova djemve për nismën, ata reaguan menjëherë në mënyrë pozitive, jo vetëm për faktin se ndonjëherë stërviten këtu, por sepse nuk janë vetëm sportistë të mirë, por edhe aktivistë të mirë. Tirana po bëhet një qytet metropol, një qytet kozmopolit, që po i rrit vlerat edhe përmes punës së madhe të bashkisë”.

 

Ne 22 prill, ditën ndërkombëtare te tokës, bashkia do te përmbylle aksionin e gjelbërimit te Tiranës këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *