E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vdesin dy qytetarë të tjerë me koronavirus, pacientët ishin nga Lushnja e Vlora

Dy qytetarë të tjerë kanë gjetur vdekjen si pasojë e komplikacioneve që i ka shkaktuar Covid-19.

Ministria e Shëndetësise bëri të ditur se një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese nuk mundi të fitojë betejen edhe me Covid-19.

Viktima i dytë orët e fundit është një edhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga iypertension. I moshuari trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.

Bashkë me dy viktimat e fundit, numri I përgjithshëm ai atyre që kanë gjetur vdekjen në Shqiperi nga koronavirusi ka shkuar në 53.

Shumica e viktimave janë në qarkun e Tiranës 30, ndërsa Durrësi si qark ka 9 të vdekur, e Shkodra me Fierin nga 5 viktima.

Më shumë video

Reklamë