E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vdes vajza që u plagos nga tërmeti në Zagreb

Në Zagreb të Kroacisë ka vdekur të hënën një vajzë 15 vjeçe, e cila është plagosur rëndë në tërmetin që ka goditur këtë vend, të dielën.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Klinikës për Fëmijë në Zagreb, Goran Roiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Zagrebi është goditur nga një tërmet prej 5.3 shkallësh të Richterit mëngjesin e së dielës.

Njëzeteshtatë persona janë plagosur – 17 prej tyre më rëndë.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozhinoviq, ka thënë se, sipas vlerësimeve të Shtabit të Krizës, 250 ndërtesa janë dëmtuar./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë